Përfaqësues të institucioneve vizitojnë Qendrën e paraburgimit në Prizren

Lajme

Përfaqësues të institucioneve vizitojnë Qendrën e paraburgimit në Prizren

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 16:04
Foto nga burgu

Pas tragjedisë që ndodhi në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku për shkaqe ende të pa njohura ka humbur jetën aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari , këtë qendër do ta vizitojë pas pak ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, përfaqësues të Shërbimit Korrektues, si dhe përfaqësues të Prokurorisë.

Ata pas 30 minutave në qendrën e paraburgimit, pritet të dalin edhe me një konferencë për media.

Ndryshe, gjatë ditës, Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se po ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet sa i përket hetimit dhe sqarimit të rrethanave në të cilat humbi jetën i paraburgosuri A.D.

“Me qëllim të garantimit të transparencës, në sqarimin e rrethanave të vdekjes së të ndjerit, Ministria e Drejtësisë njofton opinionin se me vendim të Prokurorisë, është lejuar përfshirja e ekspertit të kërkuar nga familjarët e të ndjerit A.D., në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë.?Aktualisht, ekipi i mjekëve ligjorë mbetet në pritje të propozimit të emrit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa më parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes. Ministria e Drejtësisë kërkon nga të gjitha institucionet e përfshira, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se do të ndërmarr të gjitha masat që janë në mandatin e Ministrisë për të siguruar transparencë në këtë proces. Deri në marrjen e raportit zyrtar, Ministria e Drejtësisë mbështet mjekët ligjor për fillimin sa më të shpejtë të obduksionit në përbërjen e kërkuar nga familja e të ndjerit dhe fton të gjithë qytetarët dhe partitë politike që të përmbahen nga paragjykimet lidhur me rastin”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat