Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj dy zyrtarëve komunal nga Mamusha

Lajme

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj dy zyrtarëve komunal nga Mamusha

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 11:23
Ilustrim

Departamenti i Krimeve të rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak dy zyrtarëve komunal nga Mamusha.

“ Y.M. nga Mamusha, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 të KP-së dhe i pandehuri i dytë me iniciale N.K. nga Mamusha për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 par.2 të KP-së, iu caktohet masa e arrestit shtëpiak .Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet në kohëzgjatje prej 30/tridhjetë ditëve prej datës 09.11.2016 nga ora 11:00 dhe do të zgjasë deri me datën 09.12.2016”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më tej theksohet se të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se në kohën e pacaktuar i pandehuri me iniciale Y.M. në cilësinë e Drejtorit për Gjeodezi dhe Kadastër duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër, duke aplikuar për nxjerrjen e listave poseduese në emër të qytetarëve me iniciale S.M dhe I.M. , i cili fakt është vërtetuar në kopjen e librit për regjistrim dhe pasi këto lista poseduese janë marr nga referenti i Drejtorisë së Kadastrit të njëjtat janë ndryshuar nga ana e të pandehurit me iniciale Y.M. dhe janë nënshkruar nga ana e tij ku më pas të njëjtat janë vërtetuar nga ana e zyrtarëve kompetent.

Po ashtu i pandehuri i dytë me iniciale N.K. ka aplikuar pranë Drejtorisë për Kadastër në Komunën e Mamushës për nxjerrjen e listave poseduese për tetë persona e të cilat më pas i ka ndryshuar në bashkëpunim me Drejtorin e Shërbimeve Publike pranë Komunës së Mamushës/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat