Lajmi që u fshi pas disa orësh: Putini do të largohet, sepse është i sëmurë!

Lajme

Lajmi që u fshi pas disa orësh: Putini do të largohet, sepse është i sëmurë!

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 14:53
Vladimir Putin dhe Medvedev

Siç shkruajnë mediat e huaja, një medium rus ka publikuar një artikull në të cilin është thënë se presidenti rus, Vladimir Putin do të dorëhiqet nga posti i Presidentit.

Po sipas medieve të huaja, analisti politik rus Valery Solovey ka lënë të kuptohet se Putin, i cili përshëndeti zgjedhjen e Donald Trump si President i SHBA-ve, mund të jetë i detyruar të largohet për shkak të gjendjes shëndetësore.

Image
Valery Solovey

Solovey, profesor në Institutin Shtetëror të Punëve të Jashtme në Moskë ka thënë se presidenti mund të ketë nevojë për të “shmangur publicitetin në vitin 2017 për disa muaj, ose do të shfaqet shumë rrallë”.

Kur ai u pyet nëse Putin kishte “probleme shëndetësore”, ai u përgjigj shkurt: “Më lejoni të mos them më shumë, kam thënë mjaft”. “Dhe më lejoni të theksoj edhe një herë: ky informacion nuk është absolutisht i besueshëm. Megjithatë, duhet të jetë në konsideratë”.

Historia shpërthyese u shfaq në faqen e internetit të Moskovsky Komsomolets (MK) dhe u fshi pas brenda disa orësh.

Historia u shfaq me titull: “Stuhia 2017: ndoshta Putin do të zëvendësohet nga një pasues brenda disa muajsh”.

Dhe mediat e huaja nuk janë ndalur me kaq. Sipas tyre, dy emra janë përmendur si zëvendësime të mundshme në artikullin e ‘censuruar’: kryeministri aktual Dmitry Medvedev, i cili ka shërbyer tashmë një mandat katër vjeçar si president; dhe Alexei Dyumin, 44, truproja dhe ish-zëvendësministër i mbrojtjes.

Në fund thuhet se artikulli në fjalë, para se të fshihej ishte lexuar nga më se 50 mijë lexues, për të cilin artikull nuk ka ndonjë reagim të Kremlinit zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat