Mediat izraelite shkruajnë për arrestimet e nga Policia e Kosovës për sulme terroriste

Lajme

Mediat izraelite shkruajnë për arrestimet e nga Policia e Kosovës për sulme terroriste

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 10:12
Foto nga ndeshja Shqipëri-Izrael

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar 19 persona të dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste.

Kjo falë një operacioni të nisur me datën 4 nëntor.

Një prej planeve të tyre ishte që kishin pasur edhe sulmin ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll dhe fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael.

Ndërkaq për këtë  ngjarje, tashmë kanë shkruajtur dhe mediat izraelite.

Në artikullin e publikuar në Jpost.com, raportohet se ‘’Kosova ka arrestuar 19 persona për terrorizëm, ku kishin përgatitur sulm në ndeshjen e futbollit Shqipëri-Izrael’’.

Aty madje thuhet se Policia ka raportuar që të dyshuarit ishin në kontakt edhe më një nga anëtarët e grupit të ashtuquajtur Shtet Islamik, Lavdrim Muhaxhirin, nga i cili kanë marrë urdhëra për të sulmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat