KFOR-i teston aftësitë e veta

Lajme

KFOR-i teston aftësitë e veta

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 14:05
Ilustrim

KFOR-i nga sot deri më 26 nëntor do t’i ushtrojë ekipet e tij nga shtabi i përgjithshëm, forcat operacionale dhe taktike, për planifikim dhe ekzekutim të simulimeve për trazira civile dhe fatkeqësi natyrore.

KFOR-i, në  bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës (PK), EULEX-in, dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët i cili vjen si rezultat i shumë javëve të koordinimit, planifikimit dhe trajnimit. Këto ushtrime të koordinuara profesionlisht do të mbahen në kampin Film City, Kampin Vrellë dhe kampin Pomazatin.

Sipas një komunikate të KFOR-it, shpata e argjendtë-2 synon dy matës primar të suksesit. I pari është të testojë dhe të masë gatishmërinë e përgjithshme opercaionale të KFOR-it. I dyti është të demonstrojë si reargues i tretë përkushtimin e plotë në ofrimin e një ambienti të qetë  dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën.

“Elementet e tjera do të ushtrohen në disa skenare në përputhshmëri me mandatet në vijim:  PK, në rolin e saj si reargues i parë në Kontrollimin e Turmave  dhe Trazirave (CRC); EULEX-i,  në  rolin si reargues i dytë Kontrollimin e Turmave  dhe Trazirave (CRC); FSK,  si mbrojtës ndaj lëndëve kimike biologjike, radioaktive dhe bërthamore  (CBRN), rol  në përputhshmëri me misionen e tyre për operacione reaguese në Kosovë dhe më gjerë, në operacione si ato të mbrojtjes civile, fatkeqsive natyrore dhe emrgjencave të tjera.

Ushtrimi Shpata e Argjendtë është një mundësi fenomenale për KFOR-in që t’i përmirësojë aftësitë e veta të bashkëpunimit dhe koordinimit me ofruesit e tjerë të sigurisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat