Babai nga Arabia Saudite fal vrasësin e të birit, por ka një kusht për të

Lajme

Babai nga Arabia Saudite fal vrasësin e të birit, por ka një kusht për të

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 22:08
Rabi’a al-Dousari

I ka vrarë të birin, por Rabi’a al-Dousari ka vendosur ta falë, sigurisht me një kusht. Babai nga Arabia Saudite ka kërkuar nga vrasësi i të birit që të memorizojë të gjithë Kur’anin. Ky është kushti që ai vendosi për vrasësin e të birit, Faisal al-Ameri.

Rabi’a al-Dousari premtoi se do ta falte të dënuarin nëse ai memorizon të gjithë Kur’anin para daljes nga burgu, shkruan gazeta saudite Al Yaëm.

Ameri u dënua për vrasjen e Abdullah Dousary-t pasi të dy patën një zënkë, e cila përfundoi në tragjedi, ndërsa Komiteti i Lartë për Pajtim i kishte bërë kërkesë të atit që ta falte Amerin.

Babai, i cili refuzoi çdo shpagim të mundshëm me para, siç është zakon në Saudi, vendosi që t’i jepte vrasësit një mësim të vlefshëm, në vend që të hakmerrej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat