Shoferit i pritet koka, pas bllokimit të pilotit automatik të makinës së tij

Lajme

Shoferit i pritet koka, pas bllokimit të pilotit automatik të makinës së tij

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 22:08
Kaushal Gandhi,

Një shofer u përplas për vdekje me 190 km/h, me një kamion të parkuar në Britani. Nga përplasja e dhunshme makina u dëmtua shumë duke shkaktuar dhe prerjen e kokës së shoferit, raporton Daily Mail. E gjitha kjo ndodhi për shkak të bllokimit të pilotit automatik të makinës që ai drejtonte. Kaushal Gandhi, 32 vjeç nga Middlesex u përpoq dëshpërimisht të frenonte makinën e tij tip Skoda Octavia përpara se ajo të përplasej me një shpejtësi prej 190 km/h me një kamion të parkuar, duke e vrarë shoferin në vend.

Shoferi i shkretë po komunikonte me shërbimet e urgjencës për 8 minutat e fundit përpara se ai të përplasej fatalisht. Ai i tregoi i shqetësuar operatorit se piloti automatik kishte ngecur dhe nuk po arrinte të ndalonte dot makinën e tij e cila po vazhdonte të shtonte vazhdimisht shpejtësinë. Pak çaste më vonë sinjali u ndërpre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat