Grabitet kompania “Bechtel Enka”

Lajme

Grabitet kompania “Bechtel Enka”

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 19:02
Një vendpunishte e kompanisë “Bechtel Enka”, në afërsi të fshatit Mirash në Komunën e Ferizajt

Një vendpunishte e kompanisë “Bechtel Enka”, në afërsi të fshatit Mirash në Komunën e Ferizajt është grabitur mëngjesin e ditës së premte.

Katër persona kanë grabitur rreth 150 litra naftë dhe dy akumulatorë nga ky lokacion.

Sipas Zëdhënësit të Policisë Rajonale të këtij qyteti, Agim Bashi, njëri nga 4 personat ishte i armatosur me një armë të shkurtër dhe e kanë mbajtur viktimën nën kërcënimin e saj.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka zhvilluar planin operativ “unaza e çeliktë” por për momentin nuk ka të arrestuar.

Përfaqësues të kompanisë që po ndërton autostradën e re “Arbër Xhaferi” nuk deshën të komentojnë për këtë rast.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat