Konfirmohet, Policia e Kosovës e ka BMW X6

Lajme

Konfirmohet, Policia e Kosovës e ka BMW X6

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 16:04
BMW X6

Agjencioni për Administrim të pasurisë të Sekuestruar dhe Konfiskuar, ka konfirmuar se Policisë së Kosovës ia ka dhënë një veturë BMW X6.

“Kjo veturë është dhënë në shfrytëzim në përputhje të plotë me Kodin e Procedurës Penale dhe Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar. Agjencioni për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, ka pas nën administrimin e saj veturën BMW X6, e pranuar sipas vendimit të plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Pejë P.nr. 984/13 e datës 19.01.2015. Pasuria në fjalë është e konfiskuar me vendim të prerë. Kjo veturë është mbajtur në Depo Qendrore. Veprimet të cilat janë ndërmarrë për servisim të këtij automjeti janë bërë me qëllim që pasuria në fjalë të bëhet funksionale dhe e shfrytëzueshme”, ka njoftuar në Agjencionin për Administrim të pasurisë të Sekuestruar dhe Konfiskuar.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme ishte njoftuar se Policia e Kosovës ka marr një BMW X6, nga pasuria e konfiskuar, e kjo ishte mohuar nga zyrtarët e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat