35-vjeçarja akrobate bie nga 5 metra lartësi

Lajme

35-vjeçarja akrobate bie nga 5 metra lartësi

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 07:58
Lisa Skinner

Një 35-vjeçare, e cila është akrobate dhe gjimnaste në 3 Lojëra Olimpike ka pësuar një rënie të tmerrshme gjatë një performance në Cirkun e Diellit në Brisbane të Australisë.

Ajo është Lisa Skinner dhe ka rënë nga pesë metra lartësi gjatë spektaklit të së dielës.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se për t’i ardhur në ndihmë 35-vjeçares në skenë kanë vërshuar mjekët, të cilët janë parë disa minuta më pas teksa e nxjerrin me barrelë jashtë cirkut.

Edhe pse nuk mund të kuptohej qartë gjendja shëndetësore e saj, teksa shoqërohej me barrel ajo dallohet se është përmendur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat