Njihuni me ‘makinerinë e vdekjes’, snajperistin që vret kamikazët nga 1.5 km larg

Lajme

Njihuni me ‘makinerinë e vdekjes’, snajperistin që vret kamikazët nga 1.5 km larg

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 19:38
Snajperisti që vret kamikazët nga 1.5 km larg

Thuhet se është qa i saktë me armën e tij, saqë mund të të vrasë edhe nga një distancë prej rreth 1.5 kilometrash (1,650 jards).

Bëhet fjalë për një sapajperist britanik, i cili lufton në  Irak dhe deri më tani ka vrarë 47 terroristë të ISIS.

I përshkruar si një “makineri vrasëse” nga britanikja “Daily Mai;”, në një artikull të publikuar një ditë më parë, ai është mburoja e 250 trupave britanike të vendosura në Al Asad, bazë ushtarake e vendosur në Irak, që sulmohet vazhdimisht nga “Shteti Islamik”.

Snajperisti ka një vend sekret ku qëndron i maskuar duke pritur çdo armik që i afrohet bazës. Deri tani konfirmohet se ai ka ‘hequr qafe’ 47 kamikazë që kanë tentuar të hedhin veten në erë.

Ka ndodhur më shumë se njëherë që kamikazët janë infiltruar mes trupave irakiane në tentativë për t’iu afruar bazës duke qëlluar me murtaja.

“Ne duhet të jemi të parët që qëllojmë dikë që afrohet shumë pranë nesh. Por, askush nuk ka guxuar të afrohet”, thotë ai duke iu referuar bazës britanike.  Baza ushtarake britanike ka në mbrojtje një tjetër bazë ku qëndrojnë 2 mijë ushtarakë, mes tyre dhe trupa amerikane e daneze.

“Në shohim çdo detaj para se të qëllojmë. Veshjen, ecjen, çfarë mban në duar, çfarë përpiqet të nxjerrë nga rrobat. Nuk duam të gabojmë dhe të vrasim të pafajshëm”, citohet snajperisti nga media britanike.

“Nuk dua të jem një ushtar që nuk bën punën e tij. Unë kam 20 vjet në misione dhe kjo është ajo për çfarë jam trajnuar të bëj”, thotë snajperisti.

Turnet e tij arrijnë deri në 12 orë, derisa dikush tjetër ta ndërrojë.

“Ndodh që mbroj civilët. Jam vendosur në një zonë që kërcënohet nga kamikazët dhe unë ruaj, ruaj jetët e tyre. Misioni më i vështirë ka qenë ai ku ka qëndruar në një çati për 24 orë. Qëndruam një natë dhe një ditë dhe ishte e vështirë ,sepse mes kaosit të njerëzve që lëviznin duhet të rroknim talebanin për të cilin kishim informacione se do të vriste. E ekzekutuam pas 24 orësh”, tregon ‘makineria e vdekjes’.

Në 20 vite shërbim ushtarak, ku 13 prej tyre shërbeu si snajperit, britaniku me ngjyrë pas këtij misioni të fundit do të kthehet në shtëpi përgjithmonë.

“Më vjen mirë që të gjithë si bazë do të rikthehemi shëndoshë e mirë në atdhe”, thotë ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat