Lidhi të bijën dhe e detyroi të bënte seks oral, ajo mund të quhet nëna më e pashpirt në botë

Lajme

Lidhi të bijën dhe e detyroi të bënte seks oral, ajo mund të quhet nëna më e pashpirt në botë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 09:05
Ilustrim

Ajo mund të quhet padyshim nëna më e pashpirt në botë.

Kjo sepse lejoi shokun e saj të përdhunonte të bijën vetëm 9-vjeçare. Kjo e fundit u lidh dhe u vesh me një kostum të Playboy nga e ëma, e cila lejoi shokun e saj ta përdhunonte të miturën.

37-vjeçarja e cila kaloi pothuajse tre muaj në burg pasi u arrestua në shtator, iu sigurua liria me kusht, ndërsa mësohet se ajo do të jetë e lirë të premten.

Sipas Daily Mail, 9-vjeçarja u zgjua një ditë e veshur me një fustan të shkurtër të zi dhe me veshë lepurushi të vëna në kokë dhe më pas u detyrua t’i bënte një mashkulli seks oral.

Mbi të ëmën rëndonin 17 akuza, të cilat përfshinin përdhunim, torturë dhe keqtrajtim të fëmijës së mitur. Sipas akuzave, gruaja njëherë kishte kryer marrëdhënie seksuale me dy burra në sy të vajzës së saj, ndërsa më vone ndihmoi një burrë ta përdhunonte 9-vjeçaren dhe më pas i dha të bijës të pijë me zor diçka që e vuri në gjumë.

Avokati i gruas i tha gjykatës se ajo do i luftojë akuzat. Kështu, 37-vjeçarja do të lirohet me kush dhe nuk do t’i lejohet asnjë kontakt me të bijën, si dhe duhet të raportojë për një oficer të lirimit me kusht dy herë në javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat