Në Medvegjë më 28 Nëntor shqiptarët e lëshojnë pushtetin, prishin koalicionin për shkak politikave diskriminuese serbe

Lajme

Në Medvegjë më 28 Nëntor shqiptarët e lëshojnë pushtetin, prishin koalicionin për shkak politikave diskriminuese serbe

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 14:33
Medvegja

Medvegjë, 29 nëntor  -Partia për Veprim demokratik , dega ne Medvegjë dje zyrtarisht e lëshon pushtetin- duke e prish koalicionin me palën serbe. Florim Sahiti zv. kryetar i kuvendit dhe znj.Leme Xhema nënkryetare e Komunës kanë njoftuar “Presheva Jonë” se ky vendim i palës shiptare u imponua nga politikat diskriminuese dhe antishqiptare te regjimit të Beogradit .

Njerëzit e kanë kuptuar se aty, ku ska  flamur, aty ska as perspektivë për shqiptarët 

Do theksuar se prishja e këtij koalicioni te pushtetit lokal ne Medvegjë,  ndodhë në 28 Nëntor Ditën e flamurit, policia serbe ndërhyri ne shkollë dhe gjatë orës se mësimit ka arrestuar shtatë nxënës shqiptare, pse ata ngritën flamurin  kombëtar te garantuar nga BE, Këshilli Evropian dhe konventat ndërkombëtare, por jo edhe nga Serbia.                                           

Tërheqjen nga pushteti lokal ne Medvegjë zyrtarisht përmes një letre e ka konfirmuar edhe zëvendës kryetari i Kuvendit të Medvegjes Florim  Sahiti përmes një letre dërguar kryetarit te Kuvendit,  serbit  Nebojsha Arsic. Përmes kësaj  letre  ju njoftoj se ne nuk jemi më ne koalicion me ju, shkaqet dihen. Në një Medvegje qe me vite jam përpjekur te punojë dhe kontribuoj  për një vend  te qetë dhe stabil, kjo nuk është arritur sidomos ndaj popullit tim asgjë nuk u realizuar. Prandaj, shikuar situatën aktuale, konsideroj se Medvegja nuk e dëshiron përfaqësimin e shqiptarëve ..”

Image

 

Ish-zyrtarët e pushtetit lokal ne Medvgje kane njoftuar edhe autoritetet ndërkombëtarë dhe  diplomatike (OSBE) ne Beograd si dhe BE-ne Bruksel për politikat diskriminuese ne Luginën e Preshevës.

“Njerëzit e kanë kuptuar se aty ku ska  flamur, aty ska as perspektivë për shqiptarët. Kurse serbia sot te bën kështu për një flamur, po nesër nëse do te kërkosh autonomi apo ribashkim me Kosovën çka do te bëjë. Nëse nuk ta donë flamurin tënd, sigurisht as te nuk te don..ndryshe nuk do ta zbraznin Medvegjen nga shqiptaret që dikur ishim këtu shumicë..” kanë thëne analistët nga Medvegja për “Presheva Jonë” 

Sa i përket ndalimi te flamurit shqiptar ne Medvegjë, do theksuar se edhe ne kohen e Miloshevicit, regjimi komunist dhe diktatorial nuk kishte njohur flamurin shqiptare ne Medvegje dhe Kosovën Lindore, shkuan agjencia e lajmeve “Persheva Jonë”.

“Antishiptarizmi , bashke me politiken e spastrimeve etnike te  shqiptareve nga Medvegja dhe sllavizmi i këtyre  viseve dikur me shumice shqiptare arriti kulminacionin e vete me emërimin e një fshati me emrin e diktatorit rus “Putin” dhe kërcimet e djeshme i policisë serbe ndaj nxënëse, fëmijëve shqiptarë për shkak se ne shkolle ata paskan mbajtur një flamur kuqezi sikur moshataret  e tyre ne Bujanoc dhe Preshevë. Pra te gjitha këto janë shkaqet pse ne jemi tërhequr nga ky pushtet..” kanë shpjeguar liderët e Medvegjes sot për “Presheva jonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat