Në Vjenë ndizen qirinj për të përkujtuar dy fëmijët e familjes Dvorani që vdiqen tragjikisht në Serbi

Lajme

Në Vjenë ndizen qirinj për të përkujtuar dy fëmijët e familjes Dvorani që vdiqen tragjikisht në Serbi

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 21:12
Në Austri në qytetin e Vjenës, disa nga bashkëkombësit kosovarë kanë organizuar një ceremoni, ndezje qirinjsh për të përkujtuar dy fëmijët e familjes Dvorani

Në Austri në qytetin e Vjenës, disa nga bashkëkombësit kosovarë kanë organizuar një ceremoni, ndezje qirinjsh për të përkujtuar dy fëmijët e familjes Dvorani që vdiqën në aksidentin fatal, në autostradën Novi Sad-Suboticë.

Në pamundësi që shumë kosovarë të marrin pjesë në varrimin e tyre, ata kanë bërë nderime para fotografive të dy fëmijëve që ishin vendosur në një vend në qytetin e Vjenës.

Muhamet Dvorani 8 vjeç dhe Mendim Dvorani 5 vjeç, nga komuna e Drenasit ishin viktimat e këtij aksidenti ku një person sipas policisë serbe, kishte tentuar të vetëvritej duke u hedhur para një kamioni, rimorkiatori i të cilit kishe goditur veturën ku gjendeshin të dy fëmijët nga Kosova.

Familja ishte duke udhëtuar për në Vjena sepse ata kishin prej vitesh nënshtetësinë e Austrisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat