Hoxha vendosi që pa lutje t’i varrosë fëmijët e familjes Dvorani nga Drenasi

Lajme

Hoxha vendosi që pa lutje t’i varrosë fëmijët e familjes Dvorani nga Drenasi

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 23:05
Shumë njerëz erdhën te varrezat e fshatit Tërstenik të Drenasit, që të marrin pjesë në varrimin e dy fëmijëve të familjes Dvorani.

Numri i njerëzve ishte i madh.

Shumë njerëz erdhën te varrezat e fshatit Tërstenik të Drenasit, që të marrin pjesë në varrimin e dy fëmijëve të familjes Dvorani, Muhametit 8 vjeç e Mendimit 5 vjeç, të cilët vdiqën si pasojë e një aksidenti në Novi Sad të Serbisë derisa ishin duke ardhur për  festën e 28 Nëntorit  nga Austria.

Me mërzi e heshtje të dy vogëlushët u futën në dhe, në prani të shumë bashkëbanorëve, familjarëve e zyrtarëve komunal.

E sipas hoxhës, nuk ka nevojë as dua të bëhet për të ndjerët, se sipas tij ishin shumë të rinj e pa sherr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat