A ishte tragjedia e avionit kolumbian një gabim vdekjeprurës? Flet mjeku që i mbijetoi tmerrit

Lajme

A ishte tragjedia e avionit kolumbian një gabim vdekjeprurës? Flet mjeku që i mbijetoi tmerrit

Nga: Bota Sot Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:17
Mbetjet e avionit të rrëzuar dje në Kolumbi

Avioni i ekipit brazilian të futbollit, i cili u rrëzua dje në Kolumbi, mund të shpërthente para se të rrëzohej, për shkak të kushteve të rënda të motit.

Hetuesit thonë se “është shumë e dyshimtë” se avioni nuk shpërtheu para se të rrëzohej në një mal në rrugën e saj nga Bolvia për në qytetin kolumbian të Medellin, përcjell Bota sot.

Një mjek i mbijetuar nga fluturimi besohet t’u ketë thënë autoriteteve se avioni, i cili mbante 77 pasagjerë dhe ekuipazhin, u rrëzua para uljes së planifikuar në aeroportin Jose Maria Kordova.

Ai u tha autoriteteve se plani u prish disa minuta nga djegia e karburantit para se të bëhej ulja e planifikuar.

Teoria vjen pas pretendimeve se piloti i avionit Miguel Alejandro Quiroga Murakami kishte shkaktuar qëllimisht rrëzimin para se të bëhej ulja e planifikuar duke djegur qëllimisht karburantët.

Por ekspertët thonë se piloti nuk e bëri një gjë të tillë, por shmangi shpërthimin.

Gjashtë persona mrekullisht i mbijetuan rrëzimit të hënën në mbrëmje, por fatkeqësia praktikisht preku edhe ekipin brazilian të futbollit Chapecoense Real, lojtarët e të cilit ishin duke u përgatitur për të luajtur në finalen e Copa Sudamerica - ekuivalentin e sfidues për titullin e Europa League. Autoritetet braziliane kanë deklaruar tre ditë zie në vijim të tragjedisë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat