Arsyeja e re e rrëzimit të aeroplanit është e tmerrshme

Lajme

Arsyeja e re e rrëzimit të aeroplanit është e tmerrshme

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 14:16
Tragjedisë i mbijetuan vetëm 3 sportistë, dy anëtarë të ekuipazhit dhe një gazetar.

Mbarimi i karburantit të avionit, i shkaktuar nga rrjedhjet, është një pistë të cilën autoritetet hetimore po e marrin në konsideratë.

Pas festës së tyre të fundit për kualifikimin në finalen e “Copa Sudamericana”, skuadra e Chapecoenses ishte nisur për ndeshjen më të rëndësishme të luajtur ndonjëherë, e për këtë ngjarje kishin marrë me vete 20 gazetarë.

Por ekipi i Chapecoenses, së bashku me pasagjerët e tjerë të fluturimit “2933”, nuk arritën dot në destinacion.

Lexo edhe këtë: Tragjedia ajrore me futbollistët, zbulohet detaji shokues

Në malet e Medelinit, avioni i tyre u rrëzua duke bërë që të paktën 71 persona të humbisnin jetën.

Tragjedisë i mbijetuan vetëm 3 sportistë, dy anëtarë të ekuipazhit dhe një gazetar. Në zonën e thepisur malore kanë mbetur rrënojat e avionit, të cilat janë çelësi kryesor për të zbuluar shkakun e aksidentit.

Mbarimi i karburantit të avionit, i shkaktuar nga rrjedhjet, është një pistë të cilën autoritetet hetimore po e marrin në konsideratë.

Lexo edhe këtë:A ishte tragjedia e avionit kolumbian një gabim vdekjeprurës? Flet mjeku që i mbijetoi tmerrit

Shumica ishin fatkeq në atë fluturim. Ndër ta ishte edhe futbollisti brazilian, Tiago da Rocha Vieira, i cili vetëm një javë përpara se të ndërronte jetë mori vesh se do të bëhej baba. Siç edhe shfaqet në një video të kthyer në virale në internet, lajmin, atij ia bënë surprizë shokët e tij të skuadrës.

I njohur me pseudonimin “Thiaguinho”, sulmuesi i ekipit ishte lojtari vendimtar, që me golin e dytë në ndeshjen gjysmëfinale kundër Sao Paulos, javën e kaluar, siguroi biletën e kualifikimit për në finalen e madhe, të cilën ai dhe skuadra e tij nuk e luajtën dot kurrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat