Italia dëbon shqiptarin nga Kosova i dyshuar për terrorizëm, Gafurr Dibranin

Lajme

Italia dëbon shqiptarin nga Kosova i dyshuar për terrorizëm, Gafurr Dibranin

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 14:25
Gafurr Dibrani, ka qenë i arrestuar për dyshimet për terrorizëm.

Agjencia e lajmeve “Ansa” ka njoftuar se është dëbuar nga Italia shqiptari nga Kosova, i dyshuar për terrorizëm.

Gafurr Dibrani, ka qenë i arrestuar për dyshimet për terrorizëm, por më pas është lëshuar nga gjykata në mungesë të provave.

24 vjeçari nga Kosova ka jetuar në Fiesse pranë Brescia për 10 vite, u dënua për në Kosovë pas një peticioni të zhvilluar nga Ministria e Brendshme e cila është miratuar nga gjykata.

Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano ka thënë se hetimet kanë treguar se i huaji është i lidhur me një rrjet të një luftëtari maroken, i cili ishte larguar nga Brescia më 2013’ën për të shkuar në Siri dhe Irak për t’iu bashkuar të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS).

Alfano ka thënë se profili i Facebookut të Dibranit, ka qenë “interesant”, e kjo për shkak të përmbajtjes së tij xhihadiste dhe lidhjet me dy islamistë të tjerë, të cilët ishin dëbuar më herët nga Italia.

Ministri i Brendshëm italian gjithashtu ka shtuar se edhe një pakistanez 42 –vjeçar i “radikalizuar” është dëbuar të mërkurën nga Italia, kështu duke çuar numrin në 127 të të dyshuarve për terrorizëm që janë dëbuar nga Italia që nga janari i vitit 2015. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat