Publikohen fjalët e fundit të pilotit, në momentin kur po rrëzohej aeroplani

Lajme

Publikohen fjalët e fundit të pilotit, në momentin kur po rrëzohej aeroplani

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 11:19
Miguel Alejandro Quiroga Murakami

Vazhdojnë të dalin detaje të reja nga rrëzimi i aeroplanit në Medellin të Kolumbisë. Tashmë janë publikuar edhe fjalët e fundit të pilotit që po drejtonte aeroplanin gjersa tentonte shpëtimin në kontakt me bazën. 

Harxhimi i karburantit dhe mungesa e rrymës në aeroplan ishte shkaktari kryesor i aksidentit gjë që bëri që piloti të humbas edhe radarin.

Aksidenti ndodhi 9 kilometra larg aeroportit ku pritej të zbarkonte aeroplani.

"Kemi shumë probleme. Nuk ka karburant, e kemi humbur drejtimin, nuk funksionon radari. Elektrika ka humbur totalisht" ishin fjalët e fundit të pilotit që po i drejtohej bazës për shpëtim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat