KMLDNj: Mbyllja e proceseve gjyqësore, vë në dyshim vendimet e gjykatave

Lajme

KMLDNj: Mbyllja e proceseve gjyqësore, vë në dyshim vendimet e gjykatave

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 12:01
KMLDNj

Këshilli për Mbrojtjen Liritë dhe të Drejtat e Njeriut ka reaguar ndaj vendimit për mbajtjen e gjykimeve të mbyllura për media.

KMDLNj thotë se një vendim i tillë, nënkupton mungesën totale të transparencës.

“Për KMDLNj – në është e papranueshme dhe e pakuptueshme kjo mbyllje apo bunkerizim i gjykimeve aq më parë që publiku ishte informuar më parë për aktakuzën dhe përmbajtjen e saj”, thotë KMDLNj.

Mbyllja e gjykimit apo përjashtimi i publikut shprehimisht është e përcaktuar me ligj dhe ajo zbatohet shumë rrallë dhe në rrethana specifike dhe vlenë për një rast dhe jo për tërë gjykimin. Ky Këshill ka theksuar se Mbyllja e gjykimeve dhe përjashtimi i opinionit, dëmin më të madh i shkakton pikërisht Këshillit Gjyqësor në përgjithësi dhe trupit gjykues në veçanti i cili vëhet para një presioni dhe kur vendimi i trupit gjykues, nëse merret edhe një vendim i drejtë, gjithmonë do të kontestohet shkaku se është marrë në rrethana të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies.

“Është në interes të publikut që gjykimet të jenë të hapura, është në interes dhe është e drejtë e gazetarëve që atyre t’u krijohen kushte për punë përmes lejimit t’i përcjellin pa u penguar gjykimet në fjalë por është në interes të vet gjykatës që gjykimet të jenë transparente ! Pa dyshim që informatat nga këto gjykime do të sigurohen edhe në mënyrë klandestine përmes rrjedhjeve të tyre, prandaj KMDLNj kërkon që të hapen këto gjykime përveç rasteve (pjesëve të gjykimit) kur parashihet me ligj mospjesëmarrje e publikut”, ka theksuar KMLDNj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat