Arrestohen dy zyrtarë të lojërave të fatit në ATK

Lajme

Arrestohen dy zyrtarë të lojërave të fatit në ATK

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 18:41
Ilustrim

Së paku dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, nga Divizioni për Lojëra të Fatit, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit të bastisjeve, gjatë ditës së sotme.

Për arrestimet kanë treguar burimet, derisa nuk është arritur të konfirmohet nga Polica e Kosovës. 

"Deri më tani mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion të gjerë policor. Me qellim te mosdëmtimit të hetimeve dhe realizimit të këtij operacioni nuk mund të japim më shumë informacione. Pas përfundimit do të dalim me informacione të plota", thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të PK'së. 

Media ka raportuar edhe më herët se Policia e Kosovës është duke ndërmarrë një aksion bastisjesh në ATK.

Aksioni është ndërmarrë nga Drejtoria e Krimeve Ekonomik dhe ndërlidhet me disa hetime për dallavere dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare nga disa punonjës të Divizionit të Lojërave të Fatit në ATK. Si rrjedhojë, janë marrë në pyetje edhe disa inspektorë të këtij institucioni.

Bastisjet i ka konfirmuar, kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, i cili tha se policia gjatë ditës së sotme e ka vizituar institucionin që ai drejton. Nga ana tjetër, burime të gazetës tregojnë se aksioni i ngjashëm pritet të vazhdojë edhe nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat