Cili është atentati që ndodhi mbrëmë në Drenas e që do ta zbuloj sonte Drenori?!

Lajme

Cili është atentati që ndodhi mbrëmë në Drenas e që do ta zbuloj sonte Drenori?!

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 22:03
Xhavit Drenori

Xhavit Drenori, kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, ka bërë të ditur se sonte do të bëjë publike një atentat në tentative, që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Drenas.

I kontaktuar nga media, Drenori ka kërkuar falje që nuk mund të flas, pasi është në një takim por ka thënë shkurt se “deri sa kam shkruar, ka të vërtetë”, ndërsa ka njoftuar se detajet do t’i bëjë publike në Interaktiv.

"Sonte nga ora 23:20 jam musafir në INTERAKTIV. Ndër temat: Mbarvajtja e zgjedhjeve lokale në Drenas, Rezultatet e zgjedhjeve, Balotazhi: profilet e dy kandidatëve, Cili kandidat do duhej të përkrahej?! Si dhe një çështje ekskluzive rreth një rasti kriminal (atentat në tentative) mbrëmjen e kaluar në Drenas!!!", ka shkruar ai në facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat