Arrestohen 22 garues ilegalë në Zvicër, ja si i zbuloi Policia

Lajme

Arrestohen 22 garues ilegalë në Zvicër, ja si i zbuloi Policia

Nga: Bota sot Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Policia e Cyrihut ka mundur të identifikojë 22 persona që kanë garuar ose vozitur shpejt (“racer”) në rrugët e vendit. Kjo ka ardhur si pasojë e ndihmës së videove që ata vetë kanë incizuar gjatë garave të ndryshme, shkruajnë mediat zvicerane.

“Forcat e sigurisë kanë bastisur 25 shtëpi në gjithë Zvicrën, që mundësoi në kapjen e 22 garuesve ilegalë,” thuhet në komunikatën e policisë. Operacioni është ndihmuar nga verifikimi i shumë videove.

Në prill 2016 në magjistralen A1 dy veturave kanë vozitur me rreth 200km/h që janë kapur vetëm falë intervenimit të dy patrullave policore. Dy shoferët, një zviceran (33) dhe një gjerman (25) ju dha masa “arrest me burg”, ndërsa automjetet u sekuestruan, shkruan botasot.info. Në mars 2014 në qendrën e Cyrihut, falë kamerave të Sinagogës janë vërejtur dy vetura Mercedes Benz S 500 dhe VW-Golf-Cabriolet që vozisnin me 104 km/h. Shoferët ishin një shqiptar dhe një zviceran, që u dënuan me 16 dhe 14 muaj heqje lirie.

Garuesit ilegalë të filmuar nga policia edhe në 2010

Dy shtetas nga Maqedonia në nëntor 2010, pak përpara mesnatës pranë aeroportit të Cyrihut kanë vozitur me shpejtësi 200km/h, që ishin filmuar nga policët civilë. Automjetet e tyre VW Golf dhe një BMW M3 u sekuestruan, ndërsa personat ishin të njohur për policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat