Basri Veseli, zëvendëskryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit

Lajme

Basri Veseli, zëvendëskryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit

Nga: Sevdail Hyseni Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 12:55
Basri Veseli

Në seancën e gjashtë, të rregullt, të Kuvendit Komunal, të Bujanocit, të mbajtur, më 7 dhjetor, nga këshilltarët komunalë, u miratuan një varg pikash me interes për funksionimin me sukses të qeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike.

Pika e parë e rendit të ditës ishte propozim Statuti mbi ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Bujanocit, e cila pas miratimit nga këshilltarët komunalë, solli në kryesi të legjislativit dy zëvendëskryetarë: Basri Veseli nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar dhe Zoran Antiq, nga grupi parlamentar i Stojança Arsiq.

Zgjedhja e Basri Veselit, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, është një shembull i mirë, i koalicionit qeverisës, drejt konsolidimit të këtij organi më të lartë të pushtetit vendor, i cili shpesh ka qenë cak i sulmeve të papërgjegjshme të opozitës.

Unionit Demokratik Shqiptar dhe kryetari i Degës së saj, Adem Hasani, ushtrues i detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Komunalia”, njërës nga shtyllat kryesore të Komunës së Bujanocit, është në rrugë të mbarë, të freskimit të pozicioneve me kuadro të denja, për t’i ecur përpara proceset demokratike në këtë komunë dhe më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat