Demolli kërkon që Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut A5 -SHBA

Lajme

Demolli kërkon që Kosova të anëtarësohet në Kartën e Adriatikut A5 -SHBA

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 17:06
Në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë është duke u mbajtur takimi i Ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5 –SHBA. Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i FSK-së Haki Demolli

Në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë është duke u mbajtur takimi i Ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5 –SHBA. Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i FSK-së Haki Demolli.

Synimi i takimit ishte që të avancohet bashkëpunimi rajonal me fokus në  zhvillimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të A-5 gjatë drejtimit të saj nga ana e Kroacisë për vitin 2016.

Ne këtë takim, Ministri Demolli në fjalën e tij shprehu edhe njëherë aspiratën e Republikës së Kosovës për integrime rajonal dhe në NATO, gjithashtu ai  kërkoi  nga të gjithë anëtarët e A-5 për mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut A-5 SHBA.

Gjatë kësaj konference Ministri Demolli pati takime bilaterale me përfaqësuesin e SHBA-ve  D Michael Carpenter.

Në takim u vlerësua lart bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha sferat me SHBA-të, e në veçanti në fushën e ndihmës për zhvillimin e FSK-së por edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat