Vret shokun sepse e gjeti me të ëmën

Lajme

Vret shokun sepse e gjeti me të ëmën

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 20:52
Lucas Bigley dhe Matthew Wilson

Një adoleshtent vrau brutalisht shokun e tij, pasi zbuloi se ai kishte një lidhje me nënën e tij.

19 – vjeçari Lucas Bigley nga Sheffield, Britani, vrau me thikë Matthew Wilson, pasi iu errësua gjithçka kur zbuloi për historinë e dashurisë mes çiftit.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes nga gjykata Hull Crown.

Trupi gjykues u njoh me dëshminë e policisë, të cilët thanë se e kishin gjetur të mbuluar nga gjaku, pasi ishte larguar nga vendngjarja dhe ishte fshehur në një shtëpi aty pranë.

Pas verdiktit të gjykatës, familja e viktimës tha se njësoj si Bigley, edhe atyre u ishte dhënë një dënim përjetë. Ata u shprehën të kënaqur me vendimin e gjykatës, por thanë se asgjë nuk mund të sillte në jetë Matt.

Sipas të përditshmes “DailyMail”, dy adoleshentët kishin qenë shokë prej vitesh, por gjithçka ndryshoi kur Matthew u lidh me nënën e Bigley.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat