Falë këtij qeni janë arrestuar gjashtë grabitës brenda një jave në Zvicër

Lajme

Falë këtij qeni janë arrestuar gjashtë grabitës brenda një jave në Zvicër

Nga: Bota sot Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 18:16
Qeni

Sesa të rëndësishëm janë qentë për raste urgjente dhe ndihmën që u sjell forcave policore, tregojnë statistikat e fundjavës, ku falë tyre janë arrestuar një sërë grabitësish në rajonin e Baselit, shkruan 20.min.ch. Pas alarmimit të policisë në rrugën Münchenstein, në operacion ndodhej edhe qeni policor Vero de la Videmanette. Ky i fundit brenda më pak se dy javësh ka mundësuar kapjen e gjashtë grabitësve.

Në fund të nëntorit janë kapur falë zbulimi të gjurmëve nga qeni - pesë hajdutë. Gjithashu të premten falë kordinimit të policisë dhe qenit është arrestuar hajduti 36 shqiptar, përcjell botasot.info.

Sipas analizave të qenëve më të sukseshëm në operacionet policore, vendin e parë në Zvicër e zë Sherlock dhe Peter Aebi./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat