Babai që tronditi mbarë botën, përqafon vrasësin e vajzës dhe jep një mesazh: Duhet të falim!

Lajme

Babai që tronditi mbarë botën, përqafon vrasësin e vajzës dhe jep një mesazh: Duhet të falim!

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 10:36
Ernest Hide

Një nga historitë më të padëgjuara është ajo e Ernest Hide 53 vjeçarit që përjetoi vrasjen e vajzës së tij në një lokal nate nga një emigrant serb.

Sipas të dhënave që vinë në media nga ngjarja që ka ndodhur 4 vjet më parë në Angli thuhet se babai i vajzës disa javë më parë ka bërë një gjest nga më të befasueshmit që mund të ketë ndodhur ndonjëherë.

Ernest Hide ka kërkuar një takim të kontrolluar me vrasësin e vajzës së tij të cilin nuk ka vendosur ta bëjë publik. Ndihej jo i qetë në ndërgjegjen e tij prej besimtari dhe natyrishti trishtuar për një dhimbje që do të vazhdojë përjetësisht kishte vendosur të kapërcente cdo tabu ekzistente dhe të falte vrasësin e vajzës së tij.

Vajza e Hide ishte vrarë në moshën 18 vjeçare në një lokal nate si pasojë e një sherri që kishte ndodhur mes shokut të saj të ngushtë dhe emigrantit serb. Në sallën e gjyqit babai i vajzës nuk ka qënë për të parë gjykimin me burg të përjetshëm për vrasësin e vajzës së tij, po ka vendosur ta takoj katër vjet më vonë në qelin e burgut dhe ta fal.

“Unë e fala, po, po e fala vrasësin e vajzës time ashtu si Papa e fali atentatorin e tij. Duhet të falim nëse nuk falim atëherë botën do ta çojmë drejt luftës. Edhe vajza ime ka dashur që unë ta fal…”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat