Pamje nga aksidenti i rëndë në Mitrovicë (+18)

Lajme

Pamje nga aksidenti i rëndë në Mitrovicë (+18)

Më: 21 dhjetor 2016 Në ora: 17:38
Aksidenti në Mitrovicë

Një lexues i lajmi ka dërguar pamje nga aksidenti që ndodhi në fshatin Broboniq të Mitrovicës

Në këtë aksident mbeti i vdekur një person, ku trupi i pajetë i tij shihet i mbuluar midis rrugës, ndërkaq tre të tjerë mbetën të lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy vetura që me gjasë janë përplasur përballë me njëra-tjetrën.

Ky informacion është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat