17-vjeçarja shkon në Itali për Krishtlindje, përdhunohet nga shqiptari por e shpëton pasaporta

Lajme

17-vjeçarja shkon në Itali për Krishtlindje, përdhunohet nga shqiptari por e shpëton pasaporta

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 16:51
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ën Itali, ku një 17-vjeçare shqiptare kishte shkuar për të festuar Krishtlindjet. Ajo ka mbërritur në Itali para pak javësh, ku ishte ftuar nga të afërmit e tij, por pushimet i janë kthyer në makth.

Më 21 dhjetor adoleshentja është rrëmbyer teksa po bënte shëtitje nga një shtetas gjithashtu shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në Villaricca, në provincën e Napolit ku 17-vjeçarja është rrëmbyer, izoluar dhe përdhunuar për 4 ditë me radhë, ndërsa qëllimi i grabitësve ishte që ta detyronin atë të prostituonte.

Ka qenë pasaporta e saj, ajo që e ka “shpëtuar” atë, sigurisht e gjitha falë policisë. Familja e saj mendoi se vajza ishte zhdukur vetë, ndërsa denoncuan humbjen e saj më 24 dhjetor.

Pas denoncimit, familja u kontaktua nga një person qe tha se ishte mik i saj duke i treguar se vajza ishte mirë dhe donte që t’i çonin pasaportën. Kështu, policia italiane ka përfituar nga kjo kërkesë e grabitësve dhe mendoi të organizonte takimin ku do i jepej pasaporta vajzës.

Policia italiane ndjek me kujdes çdo lëvizje. Në takim janë dy femra. Vjen dhe dorëzimi i pasaportës. Policia ndjek vajzën që mori pasaportën. Kur i afrohet një djalë policia ndërhyn menjëherë. Të ndaluarit thonë se gjithçka është në rregull dhe se është vajza që do pasaportën, por policia insiston: “Duhet ta shohim, na ço tek ajo”. Por kur vajza sheh policinë tregon gjithë të vërtetën, se ka qenë e detyruar të kërkojë dokumentet. 17-vjeçarja ishte rrëmbyer pasi shqiptari e kishte mashtruar.

Gruaja qe u prezantua, menjëherë e pranoi qe ajo u detyrua të vepronte si një ndërmjetëse. Policia më pas gjeti në një shtëpi në Castel Volturno, vajzën shqiptare e cila ishte mbyllur brenda, lënë pa ushqim dhe e dhunuar sistematikisht.

Autori është një 42 vjeçar shqiptar, i cili donte ta kthente në prostitutë dhe përfundoi në pranga. Mbi të rëndojnë akuzat e rrëmbimit, dhunë seksuale dhe detyrim për prostitucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat