Garë e çmendur në rrugën me borë – por përfundimi është tragjik

Lajme

Garë e çmendur në rrugën me borë – por përfundimi është tragjik

Më: 10 janar 2017 Në ora: 12:46
Pamje nga videoja

Dy makina luksoze, një Range Rover dhe një Audi, kanë bërë një garë shpejtësie në një rrugë të mbuluar me dëborë.

Gara ka ndodhur në qytetin Tyumen të Rusisë, rreth 2 mijë e 500 kilometra larg Moskës.

Një videoregjistrues i montuar në kroskotin e automjetit Audi ka dokumentuar garën, ku fillimisht Audi ka kaluar Range roverin, duke ecur me 120 kilometra në orë, por më pas Range Rover ka kaluar Audin, pasi e ka çuar shpejtësinë në 163 km/h.

Por, gara ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Range Rover është përplasur me një shtyllë energjie anash rrugës dhe për pasojë, shoferi 37-vjeçar dhe bashkëshortja e tij shtatzënë, ndërruan jetë.

Ata lanë jetimë 3 fëmijët e tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat