Policia Franceze terror ndaj shqiptarëve, i ndalon me armë dhe i zbret nga autobusi

Lajme

Policia Franceze terror ndaj shqiptarëve, i ndalon me armë dhe i zbret nga autobusi

Më: 13 janar 2017 Në ora: 08:21
Pamje nga trafiku në Metz të Francës

Nëse ju keni ndërmend që të lëvizni me makinën tuaj në Francë bëni mirë që të shmangni Avenue Foch dhe vendin Mazelle.

Kështu e nis shkrimin "Lë republicain Lorrain", ku shpjegohet tortura që u është bërë turistëve shqiptarë në Metz. Arsyeja kryesore? Një operacion kontrolli nga ana e policisë, doganave dhe policisë kufitare. Autobusi me turistë nga Shqipëria është kontrolluar në Avenue Foch.

Sipas medias franceze, ky ishte një operacion i parëndësishëm për policinë, i cili ndikoi shumë në trafikun rrugor.

Ndërsa një shqiptar që ka qenë atje i pranishëm është shprehur se ndaj turistëve është ushtruar një sjellje e ashpër, madje një gruaje i ka rënë edhe të fikët.

"Terror sot (dje) në mes të qytetit të Metz-it në Francë, ndalohet autobusi me turistë shqiptarë, i zbritën të gjithë në tokë, valixhet i shpërndanë nëpër rrugë, policia dhe xhandarmëria me armë, një gruaje të moshuar i ra të fikët, isha vet aty dhe i pashë, por si përfundim asgjë", thotë shqiptari për joq.

Nuk dihet se cila është arsyeja e vërtetë e këtij ndalimi të shqiptarëve në mes të trafikut, por edhe vetë media franceze e ka dënuar ashpër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat