Veterani i arsimit fiton Audi A4 nga AL Petrol

Lajme

Veterani i arsimit fiton Audi A4 nga AL Petrol

Më: 13 janar 2017 Në ora: 11:24
Hajrush Thaçi është fituesi i veturës Audi A4, nga Kompania e derivateve AL Petrol

Veterani i arsimit nga komuna e Lipjanit, z. Hajrush Thaçi  është fituesi i veturës Audi A4, nga Kompania e derivateve AL Petrol. Fituesi i kësaj veture është përzgjedhur direkt në televizion, në mënyrë që gjithçka të jetë transparente për publikun.

Në momentin kur ju dorëzuan çelësat z. Thaçi, i cili ishte i shoqëruar edhe nga familjarët që kishin ardhur edhe nga Gjermania dhe  nuk gjenin shprehje për të falënderuar menaxhmentin dhe personelin e AL Petrol, për këtë dhuratë që as nuk e kanë ëndërruar se mund t’a marrin nga dikush.

“Nganjëherë njeriu nuk gjen shprehje për me u falënderua, vërtet nuk e kam prit. Ajo çka mund të them është se kam punuar në arsim për 46 vjet dhe tani jam në pension, e në kohën e duhur AL Petrol e shpërbleu punën time në arsim që e kam bërë me kënaqësi për fëmijët e popullit tim”, u shpreh z. Hajrush Thaci.

Ai po ashtu ftoi edhe të tjerët që të provojnë derivate nga AL Petrol sepse siç e tha ai përveç se ka fituar besimin në cilësi është e rëndësishme se ka fituar besim edhe në sasi.

Përveç  veturës Audi A4, Kompania AL Petrol në këtë lojë shpërblyese ka ndarë te fituesit fatlumë edhe 10 LED Televizorë dhe 3 Iphone 7.

Përfaqësuesit e AL Petrol paralajmërojnë se organizimet e lojërave shpërblyese nuk do të ndalen dhe këtë vit do të ketë shumë shpërblime dhe befasi për konsumatorët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat