Arrestohet shtetasi serb, planifikonte sulme terroriste me shembullin e Anis Amri

Lajme

Arrestohet shtetasi serb, planifikonte sulme terroriste me shembullin e Anis Amri

Nga: Fitim Dika Më: 13 janar 2017 Në ora: 14:41
Ilustrim

Policia gjermane e Essen ka arrestuar një person të cilësuar si të rrezikshëm dhe sipas gjitha gjasave pjesë e celulave terroriste. Sipas informacioneve të Bild, bëhet fjalë për një serb (28) që planifikonte sulme në Gjermani sipas shembullit të Anis Amri me vozitje të kamionit në turmë njerëzish.

Policia e kishte vëzhguar atë prej kohësh, ndërsa deri përpara disa javësh qëndronte në paraburgim, përcjell botasot.info. Megjithatë menjëherë pas lirimit, ai duhet të ketë përgatitur sulme terroriste.

Arrestimi është bërë në apartamentin e tij në Oberhausen, që Prokuroria menjëherë ka kërkuar paraburgimin e tij. Shtetasi serb jetonte prej kohësh në Gjermani dhe ka disa fëmijë.

Sipas paragrafit 58a të ligjit gjerman, ai mund të dëbohet nga Gjermania. Bile një zëdhënës i ministrisë së brendshme ka theksuar se 28 vjeçari ka jetuar ilegalisht në Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat