Kjo është arsyeja pse treni serb është ndalur në Rashkë

Lajme

Kjo është arsyeja pse treni serb është ndalur në Rashkë

Më: 14 janar 2017 Në ora: 18:56
Treni serb

Treni serb që është ndalur në Rashkë të Serbisë, po qëndron ende atje, edhe pse destinacion final ka Kosovën, përkatësisht Mitrovicën veriore.

Sipas mediave serbe, kjo është bërë me qëllim të pritjes së një konferencë që kryeministri serb e ka filluar në ora 18:30, ku do të flasë për Kosovën.

Pas kësaj konferencë, sipas zyrtarit të Zyrës për Kosovën, Dushan Kozarev, do të merret vendimi se a do të vazhdojë treni drejt Mitrovicës ose jo.

“Treni është i ndalur. Po presim për konferencën që do ta mbajë Vuçiq, pastaj do të mësojmë për situatën dhe do të marrim vendim se si do t’ia bëjmë”, ka Kozarev ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat