Policja që paguhej afro 60 mijë euro në vit, kapet duke punuar si prostitutë

Lajme

Policja që paguhej afro 60 mijë euro në vit, kapet duke punuar si prostitutë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 00:05
Geliesha Smith

Geliesha Smith nga New Yorku i Shteteve të Bashkuara, që punonte si police në një qendër ndalimi, është zënë duke punuar si prostitutë.

Megjithëse paguhej afro 60 mijë euro në vit, 26-vjeçarja ofronte shërbime seksuale për rreth 100 euro në natë.

Fotografitë ku shfaqte formar trupore, por jo edhe fytyrën, kishin rënë në duart e kolegëve të saj të cilët i kanë nisur hetimet.

“Kjo është një përvojë e llojit të vet. Kam fytyrë të bukur, që përshtatet me trupin që kam”, shkruan në reklamat e vëna në internet, ku prezantohet si Lisa.

Duke mos pasur prova se në imazhe është vërtetë zyrtarja policore, një hetues është paraqitur si klient potencial dhe ka kërkuar shërbimet e saj. Në momentin që kanë shkuar në hotel dhe ia ka dhënë paratë, në dhomë ka hyrë njësiti dhe e ka arrestuar.

Meqenëse në New York është e ndaluar të paguhet për marrëdhënie seksuale, Smith është arrestuar  dhe është suspenduar nga puna.

“Nuk ka aspak tolerancë, për pjesëtarët e stafit që e thyejnë ligjin”, shkruan në komunikatën e lëshuar lidhur me rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat