10 vjet burgim për mësuesen që bëri seks me nxënësin e saj

Lajme

10 vjet burgim për mësuesen që bëri seks me nxënësin e saj

Më: 18 janar 2017 Në ora: 10:46
Alexandria Vera

Një ish mësuese e një shkolle të mesme në Texas e cila kishte mbetur shtatzënë me nxënësin e saj 13 vjeçar, është dënuar me 10-të vjet burgim, shkruan The Independent.

Alexandria Vera, 25 vjeçare, rrezikonte 30 vjet prapa grilave pasi që ishte shpallur fajtore për marrëdhënie seksuale me një të mitur në nëntor të vitit të kaluar. Ajo ia kishte pranuar policisë se marrëdhënia me 13-të vjetarin, kishte nisur me mesazhe në instagram dhe kishte përfunduar në një romancë të cilën edhe familja e djalit e kishte aprovuar.

Mirëpo prapë se prapë, Gjykata në Houston kishte thënë se Vera nuk ishte një pedofile klasike dhe nuk përbënte rrezik për fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat