Treni serb pas përplasjes me veturën lë të vdekur një person

Lajme

Treni serb pas përplasjes me veturën lë të vdekur një person

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:19
Ilustrim

Një vozitës i një veture ka mbetur i vdekur në Kragujevc, pasi është përplasur nga një tren, raporton media serbe.

Aksidenti ka ndodhur derisa vetura ishte duke kaluar mbi hekurudhë në një vendkalim të pashënjuar.

Përplasja nga e cila ka mbetur i vdekur vozitësi ka ndodhur në fshatin Mala Vaga rreth orës 5:30 të mëngjesit, ka thënë Drejtori i Emergjencave, Aleksandër Klickoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat