Dacic: Marrëveshja është e vlefshme edhe në qoftë se shkruhet në një pecetë

Lajme

Dacic: Marrëveshja është e vlefshme edhe në qoftë se shkruhet në një pecetë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 14:37
Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic

Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, tha në Beograd se "forcat e armatosura dhe forcat e sigurisë nuk mund të shkojnë në veri të Kosovës".

Ai tha se respektimi i marrëveshjeve të arritura në nivel të lartë do të thotë pa marrë parasysh nëse ato janë me gojë.

"Kur flasin presidentët, kryeministrat, ministrat e jashtëm, kjo do të thotë se ata kanë kapacitet për të arritur një marrëveshje", ka thënë Dacic, duke u përgjigjur një pyetjen se çfarë peshe kanë marrëveshje verbale të të drejtën ndërkombëtare, raporton media serbe.

Ai shtoi se është "absolutisht është e parëndësishme nëse janë me gojë, me shkrim, me vulë ose pa vulë, mbi një pecetë apo letër".

Zyrtarët e NATO-s në Bruksel dje kanë thënë për agjencinë Beta se "Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, në të cilën po thirret Serbia, nuk përfshin forcat policore të Kosovës” dhe se "autoritetet e Kosovës nuk kanë nevojë për miratim nga KFOR’i për dërgimin e  forcës së saj policore në tërë Kosovën" .

Daçiq ka thënë se Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka pasur takime të suksesshme në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror, për situatën në Kosovë, dhe se dialogu me Prishtinën do të vazhdojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat