Mësohen detajet, ja si u mbyt i riu në Brezovicë

Lajme

Mësohen detajet, ja si u mbyt i riu në Brezovicë

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:52
Ilustrim, Brezovicë

(E plotësuar) - Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në hapësirat e skijimit në Brezovicë.

“Rreth orës 14:10 një person ka rrëshqitur në Brezovicë duke rënë në humnerë me ç’rast ka humbur jetën. Ekipet e shpëtimit së bashku me mjekun e kanë konfirmuar vdekjen e tij. Njësitet policore janë duke shkuar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Orteku i borës vret një të ri në Brezovicë

Një person ka vdekur nga orteku i borës në Brezovicë.

F.Q. 24-vjeçar nga Ferizaj, skitar freeraider. Ai është gjetur pa shenja jete në shtegun e njohur si “Foleja e Shqiponjës” në Brezovicë.

Media mëson se ai ishte student i arkitekturës dhe vinte nga Ferizaji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat