Në malet e Karadakut në Dobrosin, në kufi me Kosovën "shfaqet" Adem Jashari

Lajme

Në malet e Karadakut në Dobrosin, në kufi me Kosovën "shfaqet" Adem Jashari

Më: 19 janar 2017 Në ora: 15:54
Figura në borë

Në kohen kur ne Luginën e Preshevës kanë zbarkuar forca te mëdha serbe dhe kur po vazhdojnë kërcënimet nga Beogradi ndaj shqiptareve, në Preshevë është “shfaqur” Adem Jashari.

Një i ri nga Presheva ka zhvilluar një foto te borës që kishte rënë ditëve të fundit në lisat e Karadakut. Por diçka të çuditshme dhe interesante ka vërejtur ai në të. Foto është zhvilluar mu në Dobrosin, ish-shtabin e përgjithshëm të UÇPMB-së, fshat ky i njohur për rezistencë.

Në këtë foto rasti të zhvilluar ai kishte vërejtur se ishte paraqitur fytyra e komandantit legjendar Adem Jashari, që duket se që nga dalja e fytyrës së Adem Jasharit në vendbanimet shqiptare, duket situata është pak më e qetë, shkruan Presheva Jonë.

Po sikur te ishte i gjallë, sigurisht dikush do t’i mbathte deri ne Nish duke ikur, ka thënë autori i kësaj fotoje të mrekullueshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat