Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sipas informacioneve nga terreni, qarkullimi në rrugët e zonave malore po zhvillohet pa probleme të theksuara.
Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin
“Reshjet e kohë pas kohshme dhe ngricat e vazhdueshme gjatë këtyre ditëve kanë ndikuar që sasia e borës në pjesët malore të jetë më e madhe.
Menaxherët rajonalë të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet mbështetëse dhe kompanitë e kontraktuara nga MI janë duke vazhduar punën, për të mundësuar një qarkullim të lehtësuar.
Ministria e Infrastrukturës është në koordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës, për të rritur sigurinë në komunikacion, si dhe me ekipet lokale nëpër disa komuna të Kosovës.
Me gjithë gjendjen e mirë të rrugëve, Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët e Kosovës që të kenë pajisjet e nevojshme dimërore gjatë udhëtimit dhe të jenë të kujdesshëm në komunikacion duke respektuar ligjin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës./BS