Arrestohet vëllai i ish-ministrit Jabllanoviq, kapet me drogë

Lajme

Arrestohet vëllai i ish-ministrit Jabllanoviq, kapet me drogë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 20:45
Aleksandar Jabllanoviq

Marko Jabllanoviq, vëllai i ish ministrit Aleksandar Jabllanoviq është arrestuar sot në Serbi. Jabllanoviq është arrestuar në qytetin e Kralevës.

Burime nga veriu i Kosovës bëjnë të ditur se ai është kapur me drogë.

Marko Jabllanoviq, i lindur në vitin 1983, është i njohur me nofkën “Egërsira”.

Marko është djali i kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq.

Të kujtojmë se Aleksandar Jabllanoviq, ish ministri i Kthimit dhe Komuniteteve, ishte shkarkuar nga kryeministri Isa Mustafa, pas fyerjes së nënave shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat