Pylltari i arrestuar, nuk është zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës

Lajme

Pylltari i arrestuar, nuk është zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës

Më: 24 janar 2017 Në ora: 18:45
Ilustrim

Agjencia Pyjore e Kosovës, sqaron opinionin publik se shkrimi me titull “Arrestohet një pylltar në Ferizaj për shkak të marrjes së ryshfetit”, përmban të pavërteta, pasi që pylltari i arrestuar M.K., nuk është zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës, siç thuhet në brendësi të shkrimit, por është zyrtar i Autoriteti Pyjor Komunal të Ferizajt.

“Po ashtu dëshirojmë të sqarojmë se ndaj personit në fjalë, Drejtorati Qendror i Inspekcionit  për Pylltari dhe Gjueti, i cili është në varësi të AKP-së ka qenë edhe iniciuesi i padive dhe kërkesave për hetimin e veprimeve të këtij zyrtari dhe falë këtij bashkëpunimi në mes institucioneve ka ardhur deri të ky arrestim.

Agjencia Pyjore e Kosovës, kërkon nga të gjitha mediumet që kanë publikuar këtë shkrim, që t’i ofrohet hapësirë për të plasuar sqarimin për këtë çështje të raportuar gjatë këtyre ditëve”, thuhet në komunikatën e Agjencia Pyjore e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat