Zhduket në rrethana misterioze nëna me dy fëmijët

Lajme

Zhduket në rrethana misterioze nëna me dy fëmijët

Më: 25 janar 2017 Në ora: 07:35
Nëna nga Virgjinia dhe fëmijën e saj të vogël, të cilët janë zhdukur

Një nënë nga Virgjinia dhe dy fëmijët e saj të vegjël janë zhdukur, ndërsa shtëpia e tyre u gjet e djegur.

Policia beson se Monica Bogart Lamping dhe dy fëmijët e saj, 7 – vjeçari Kai dhe 9 – vjeçarja Oria janë në rrezik pasi u zhdukën në rrethana misterioze, nga Virginia Beach, të shtunën e shkuar.

Familja e 29 – vjeçares denoncoi në polici mungesën e tyre një ditë më pas, pasi ajo nuk i kishte kthyer më mesazhe prej mbrëmjes të së shtunës.

Shtëpia e familjes Lamping u përfshi nga flakët rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës. Zjarrfikësit besojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një ngrohëse e lënë ndezur.

Disa orë përpara zjarrit, ajo kishte lënë fëmijët tek shtëpia e një mikeshe pasi do të dilte në një takim. Familja e 29 – vjeçares tha se dinte vetëm emrin e personit me të cilin ajo kishte dalë, Chad.

Ajo ishte rikthyer tek shtëpia për të marrë fëmijët dhe më pas ishte larguar. Nëna e re i kishte thënë mikeshës së saj se kishte një problem me makinën e që Chad mund ta ndihmonte. Ato kishin komunikuar me njëra – tjetrën deri në mbrëmje, por më pas telefoni i Lamping ishte fikur për të mos u ndezur më.

Aktualisht, policia ka nisur një operacion për gjetjen e nënës bashkë me dy fëmijët, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat