Zbulohet mashtrimi, ushtarët që bën shqiponjën nuk janë shqiptarë

Lajme

Zbulohet mashtrimi, ushtarët që bën shqiponjën nuk janë shqiptarë

Më: 28 janar 2017 Në ora: 18:54
Ushtarët që kanë bërë shqiponjën

Ishte vetëm një foto e disa ushtarëve të quajtur “shqiptarë” që bënin me duar shqiponjën, foto e cila zgjoi patriotizmin dhe mbështetjen e shumë shqiptarëve por dhe gjuhën e urrejtjes dhe deklarata të forta nga pushtetarët grekë.

Por si qëndron e vërteta e kësaj foto dhe përse u bë kaq e madhe nga pushtetarët grekë?

Kësaj pyetje i ka dhënë një përgjigje Arben Llalla, historiani që jeton në Maqedoni, i cili hedh dyshime se ushtarët që bënë shqiponjën në një repart ushtarak të Greqisë janë grekë dhe jo shqiptarë dhe se çdo gjë është e krijuar nga Greqia për të prishur bisedimet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Lalla e mbështet idenë e tij duke e argumentuar se përse emrat e të rinjve sjanë bërë kurrë publik dhe përse ska pasur asnjë reagim nga familjarët apo ato vetë..

Reagimi i plotë i Arbën Llallës

Fotoja e ushtarëve grek është realizuar nga zbulimi ushtarak i Greqisë për të dëmtuar bisedimet greko-shqiptare që po zhvillohen për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë midis dy vendeve, në veçanti çështja Çame. Këto bisedime kanë për qëllim antarësimin e Shqipërisë në BE, në vitin 2022-2023.

Kush është njeriu që shkrepi foton? Fotoja u shpërnda në ornë 17.23 nga dy adresa fb që i kontrrollon sigurimi grek, më tej foton e shpërndau një publicistë shqiptar që është njeri i afërt i Dules dhe pret të fitoj shtetësinë greke në Maj, më tej ky publicistë shqiptar do largohet për në SHBA. Pas dy orësh adresat e FB që shihen në foton e parë Nikos Blaugrana dhe “Miqtë e Vladimir Putin” dhe të publicistit shqiptar e hoqën foton sepse misioni u quajt i realizuar.

Fotoja e 7 ushtarëve grek është bërë në kafenenë e repartit, pra vend publik, shihet qartë TV, pija, cigaret, zyrat e shefit, etj.

Përse mediet greke dhe shqiptare nuk kanë botuar emrat e ushtarëve dhe familjarët e tyre skanë dhënë asnjë deklaratë? Shikoni fb shokët Nikos Blaugrana, janë Vangjel Dule, Fredi Beleri, OMONIA, Kristo Goxhi, Stavros Gjinos, etj. Ne disponojmë të dhëna të tjera rreth kurthit të ngritur nga sigurimi grek në bashkëpunim me minoritarët ekstremistë grek.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat