Edhe ushtria hungareze në gjendje gatishmërie. Zbret në kufi me Serbinë. I afrohet Vojvodinës

Lajme

Edhe ushtria hungareze në gjendje gatishmërie. Zbret në kufi me Serbinë. I afrohet Vojvodinës

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 22:42
Baza Hungareze

Preshevë, 9 shkurt  -Nuk janë vetëm forcat serbe qe kane zbarkuar në Luginën e Preshevës Ushtarët hungarezë arrijnë në kufirin e Serbisë. Hungarezet kanë  njoftuar se kishte përfunduar ndërtimin e bazave kufitare në kufirin Kelebija që kalojnë me Serbinë (“Elkészült a Magyar Honvédség kelebiai határvédelmi bázisa, és várhatóan tavaszig befejez?dik a bácsalmási“).

Gjithashtu pritet të përfundojë deri në pranverën dhe ndërtimin e bazave në Bácsalmás, Madaras dhe Hercegsantou, njofton agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar mediave te Budapestit.

Gazetat Hungareze: Merre me mend 15.000 ushtare në kufi me Serbinë për “emigrantet” numri i të cilëve është reduktuar dukshëm 

Për ndërtimin e kësaj baze ushtarake dhe zbarkimin e ushtrisë hungareze ne kufi me Serbinë e ka raportuar edhe  “Vojvodina sot” (vajma.info). Sipas këtyre njoftime ne faqet e para te gazetave  behet fjale se do të jene 150 vende për ushtarët ne këtë bazë (mbi 15.000 burra)  ndërtimi i së cilës  ka filluar vjeshtën e kaluar.

Shefi-Benke shtoi se vitin e kaluar më shumë se 15.000 ushtarë shërbejnë në kufi. Shefi i Shtabit të ushtrisë hungareze Tibor Benke ashtu siç dikur edhe qeveria serbe, zbarkimin e ushtarëve hungarez  ne kufi me Serbinë, dhe te forcave serbe ne Preshve ne kufi me Serbinë,   e arsyetojnë për “emigrantët”

Por gazetari dhe analisti i njohur nga Vojvodina Tonisal Mikolic për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” dyshon ne këto arsyetime sikur te hungarezëve po ashtu edhe te serbeve, sepse vite me parë ka pasur qindra mijëra refugjatë ne Serbi e Hungari por s ka pasur mobilizim të tillë. Se për çfarë vërtet kane dalur  ne kufi ushtria hungareze për balle Serbisë dhe ajo serbe ne Preshevë, perballë Kosovës do te shefet n pranvere se u mobilizuan për emigrantët apo për lufte, pretendime territoriale, Hunagaria ta marr Vojovodine, Serbia ta mbaje nen  okupim Löugine e Presheves për ta ndalur t mos ju bashkohet Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat