At Nikolla Marku në gjendje kritike për jetën, kërkohet ndihmë për shërimin e tij

Lajme

At Nikolla Marku në gjendje kritike për jetën, kërkohet ndihmë për shërimin e tij

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 17:33
At Nikolla Marku

Prifti i kishës Ortodokse Shën Mëria në Elbasan, At Nikolla Marku, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Për kurimin e tij nevojiten të ardhura të shumta të cilat familjarët nuk i disponojnë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, sociologia dhe pedagogia Entela Binjaku apelon për të ndihmuar priftin ortodoks.

“Shqiptarë! At Nikolla Markut i nevojitet ndihma jonë. Mëkëmbja e shëndetit të rënduar do ia mundësonte At Nikollës që ai sërish të kryejë obligimet e tij baritore, shpirtërore dhe atdhetare ndaj trashëgimisë kulturore të autoqefalisë së Kishës Orthodokse Shqiptare.

Prandaj sot, Ju bijtë dhe bijat besnike ndaj Flamurit të Skënderbeut, jeni të ftuar që mesa të keni mundësi të ndihmoni Mburojën e Kishës Orthodokse Shqiptare kundër invadimit greko-serb. Ndihmën tuaj mund ta drejtoni te: CREDINS bank, Elbasan, SWIFT i bankes Credins : CDISAL TRXXX AL 9121231076 0000 0000 0039 2601”, thuhet në njoftim.

Shumë qytetarë dhe njerëz publikë i janë bashkuar thirrjes për të ndihmuar At Nikolla Markun, ndërsa shprehen se gëzojnë një respekt dhe vlerësim të madh për figurën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat