Në Japoni rritet numri i martesave pa seks

Lajme

Në Japoni rritet numri i martesave pa seks

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 13:03
Ilustrim

Përderisa çiftet anë e mbanë botës po përgatiten të festojnë për dashurinë e tyre në ditën e Shën Valentinit, Japonia po përballet me shumë dëshmi se qytetarët e saj e kanë humbur shkëndijën në dhomën e gjumit, shkruan The Guardian.

Një studim i ri i Shoqatës për Planifikim Familjar në Japoni, ka zbuluar se rreth gjysma e çifteve të martuara japoneze nuk kanë bërë seks për më shumë se një muaj dhe nuk prisnin që ky fakt të ndryshonte. Asociacioni e ka definuar këtë raport si martesë pa seks.

Studimi ka përfshirë 3000 persona të moshës 16 deri 49 vjeçare dhe është kryer gjatë vitit të kaluar.

Tendenca për të pasur një martesë pa seks po rritet dita ditës, thuhet në këtë shutim.

Ekspertët thonë se Japonia po vuan nga një humbje kolektive e libidos dhe theksojnë se qytetarët japonezë për shkak të industrializimit nuk po gjejnë kohë për intimitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat