Opozita proteston para Parlamentit të Malit të Zi

Lajme

Opozita proteston para Parlamentit të Malit të Zi

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 13:22
Kuvendi i Malit të Zi

Para ndërtesës së Kuvendit malazez, i cili sot duhet të vendosë për marrjen e imunitetit liderëve të Frontit Demokratik opozitar, Andrijana Mandiq dhe Milan Knezheviq, të cilët dyshohen se janë të involvuar në organizim të sulmeve gjatë natës së zgjedhjeve vitin e kaluar, janë mbledhur liderë dhe simpatizantë të lëvizjes.

Ata me brohoritje antiqeveritare i kanë pritur deputetët e koalicionit qeveritar në hyrjen e Parlamentit.

Njëherit, opozita e bojkoton punën e Parlamentit nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 16 tetor të vitit të kaluar.

Pasi Këshilli Administrativ i Kuvendit të Malit të Zi të hënën vendosi t'ua marr mandatin Mandiqit dhe Knezheviqt, opozita vendosi t'i bojkotojë zgjedhjet lokale në Nikshiq, të caktuara për më 12 mars.

Mandiq dhe Knizheviq dyshohen për vepra penale për krijim të organizatave kriminale, përgatitje e veprave kundër rregullimit kushtetues dhe sigurisë të Malit të Zi, të kryera në rrugë të nxitjes së kryerjes së verave penale të terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat